Qëllimi Rotarian

Në disa vende të botës mbledhjet javore të Rotary klubeve fillojnë me ngritjen në këmbë të të gjithë anëtarëve të cilët i recitojnë qëllimet rotariane. Ky formulim që e ka burimin që nga themelimi i Rotary mund të shihet shpesh herë në pllakat e varura në mur të zyrave rotariane apo në hapësirat biznesore.

Qëllimi Rotarian është që “të inkurajohet dhe kultivohet ideja e shërbimit si themel i një ndërmarrjeje me vlerë.” Formulimi pastaj numëron katër lëmi përmes të cilave kultivohet “ideali i shërbimit”: Përmes zhvillimit të njohurive si një mundësi për shërbim; Përmes promovimit të standardeve të larta etike në biznes dhe profesion; Përmes shërbimit vetanak, biznesit dhe jetës në komunitet si dhe përmes avancimit të mirëkuptimit ndërkombëtar, mirëqenies dhe paqes.

Qëllimi Rotarian nuk është shprehur gjithmonë në këtë mënyrë. Në kohën e themelimit më 1906 ishin tri qëllime: Përkrahja e interesave të biznesit, përkrahja e miqësisë së mirë si dhe avancimi i interesave më të mira të komunitetit. Nga viti 1910 janë pesë qëllime rotariane dhe është rritur theksimi i zgjërimit të Rotary. Nga viti 1915 u bënë 6 qëllime. Në vitin 1918 qëllimet janë riformuluar përsëri dhe janë redukuar në katër. Katër vite më vonë përsëri janë rritur në gjashtë dhe përsëri janë reviduar në vitin 1927.

Përfundimisht në vitin 1935 në Kuvendin e Meksiko Sitit gjashtë qëllimet riformulohen dhe redukohen përsëri në katër. Ndryshimi i fundit i rëndësishëm ndodhi në vitin 1951 kur qëllimet rirenditen dhe shndërrohen në vetëm një qëllim që ka katër pjesë.