Për herë të Parë

Ngjarjet e para të Rotary-së:

  • Mbledhja e parë Rotary klubit të parë është mbajtur në Çikago, Illinois më 23 shkurt të vitit 1905.
  • Mbledhjet e para të rregullta drekore janë mbajtur në Oakland, Kaliforni, pranuar në vitin 1909.
  • Kuvendi i parë Rotarian është mbajtur në Çikago më 1910.
  • Klubi i parë Rotarian jashtë SH.B.A. është themeluar në Winnipeg, Manitoba, Kanadë më 1910.
  • Klubi i parë Rotarian jashtë Amerikës Veriore është themeluar në Dublin, Irlandë më 1911.
  • Klubi i parë Rotarian në vendet ku anglishtja nuk ishte gjuhë zyrtare u krijua në Havanë, Kubë më 1916.
  • Klubi i parë Rotarian në Amerikën Jugore u themelua në Montevideo, Uruguaj më 1918.
  • Klubi i parë Rotarian në Azi u krijua në Manila, Filipine më 1919.
  • Klubi i parë Rotarian në Afrikë u themelua në Johanesburg, Afrika e Jugut më 1921.
  • Klubi i parë Rotarian në Australi veproi në Melburn më 1921.
  • Rotary ka themeluar Fondin e bëmirësisë në vitin 1917 i cili është bërë forcë shtytëse e Fondacionit Rotary.
    Rotary e ka ndryshuar emrin në “Rotary International” në vitin 1922 ndërsa gjerë atëherë quhej Shoqata Ndërkombëtare e Rotary klubeve.
  • Në vitin 1957 është themeluar për herë të parë çmimi Paul Harris për kontribuesit e Fondacionit Rotary me mbi 1000 US$.
  • Emblema e Rotary është shtypur për herë të parë në vulën komemorative në vitin 1931 gjatë Kuvendit të Vienës.
  • Flamuri i parë i një klubi rotarian në orbitën e hënës është bartur nga astronauti Frank Borman i cili ishte anëtar i Rotary klubit të Qendrës Hapësinore të Hjustonit.
  • Kuvendi i parë i mbajtur jashtë Sh.B.A. ka qenë a i Edinburgut, Skoci i mbajtur më 1921.
  • Kryetari i parë i shtetit që mbajti fjalim në një kuvend të Rotary International ishte kryetari Warren G.Harding në vitin 1923 në Saint Louis, Missouri, Sh.B.A.