Gruaja në Rotary

Gjerë në vitin 1989, rregullorja dhe paragrafet e Rotary International saktësonin se anëtarësimi në Rotary klub është vetëm për meshkujt. Në vitin 1978, Rotary klubi i Duarte, Kaliforni, Sh.B.A. i ftoi tri gra për t’u anëtarësuar. Bordi i Rotary International ia hoqi anëtarësimin atij klubi për thyerjen e rregullave të Rotary International. Klubi ushtroi padi ndaj Rotary International për shkeljen e ligjit për të drejtat civile të cilat mbrojnë nga çdo formë diskriminimi në sferën e biznesit apo pozicionimit publik.

Gjyqi i Apelit të Gjykatës Supreme të Kalifornisë ka mbrojtur qëndrimin e klubit të Duartes se Rotary nuk mund t’ia heqë anëtarësimin klubit thjesht për inkuadrimin e grave në klub. Gjyqi Suprem i Sh.B.A. ka përkrahur Gjykatën e Kalifornisë, duke vënë në dije se rotary klubet kanë “qëllim biznesor” dhe në një mënyrë janë organizata të llojit publik. Kjo ngjarje në vitin 1987 u lejon grave që të bëhen rotariane në çdo juridiksion, duke pasur status të ngjashëm të “pozicionimit publik”.

Këshilli për Legjislacion i Rotary International bëri ndryshime në kushtetutë në vitin 1989, duke votuar eliminimin e dispozitës “vetëm meshkujt” për gjithë Rotary. Që nga ajo kohë, grate kanë mundur të bëhen anëtare dhe udhëheqëse klubesh dhe distriktesh në gjithë botën.