Njoftimet

Festivali i Gjetheve të Arta 2018

Shkruar nga Korab Zhuja

Rotary dhe Rotaract Club Peja ju ftojnë të vizitoni Kosovën dhe të shijoni bukurinë e natyrës, ushqimin e mirë kombëtar dhe mikpritjen e njerëzve në vendin e porsalindur në Evropë.

  • Ku: Pejë – Kosovë, Evropë
  • Kur: 20 – 27 Tetor 2018
  • Tema e festivalit: Harmonia me Natyrës

Festivali tradicional i gjetheve të arta:

2015 – Festivali i parë i gjetheve të arta, pjesëmarrje vetëm nga Kosova

2016 – Festivali i dytë i gjetheve të arta – fotografi dhe pjesëmarrje nga e gjithë bota. Rotarianët dhe artistët nga Evropa, Azia, SHBA, Kanadaja dhe Afrika kanë kontribuar në bukurinë e ndryshimit të ngjyrës së natyrës dhe gjetheve në Tetor dhe në vendet e tyre.

2017 – Festivali i tretë i gjetheve të arta, fotografi dhe pjesëmarrje nga Evropa, Amerika dhe Kanadaja, Azia, Afrika dhe Australia. Foto të mrekullueshme dhe frymëzim për të vazhduar dhe për të ftuar më shumë njerëz që të vijnë për të vizituar Kosovën dhe të shijojnë bukurinë e natyrës në Tetor!

Jeni të ftuar të dërgoni fotografi të vendit tuaj ose të vizitoni Pejën dhe të bashkoheni me festivalin dhe të bëni miq të rinj.

Pjesëmarrësit ndërkombëtarë nga festivali i gjetheve të arta 2017 do të shpërblehen dhe do t’u ofrohet strehim falas në Pejë, gjatë ditëve të festivalit të këtij viti, 20-27 tetor 2018.

Fotot më të mira, pikturat, poezitë dhe këngët do të shpërblehen. Peja dhe Kosova po i’u presin!

Për t’u regjistruar për pjesëmarrje ose për të dërguar fotot tuaja, ju lutemi kontaktoni:

  1. Dardan Asllani – President, Rotaract Club Peja dhe
  2. Rexhep Baholli – President, Rotary Club Peja

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Leave a Comment